Verona shokon Lazion, Strakosha e sheh sërish ndeshjen nga stoli (VIDEO)

Verona konfirmohet si një nga surprizat e këtij sezoni në Seria A. Skuadra e Juric ka fituar 1-2 në “Olimpico”. Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, teksa Lazzari e dërgoi topin gabimisht në portën e tij.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Caicedo realizoi një gol fantastik me një kthim shumë të bukur në hyrje të zonës. Gjithsesi gëzimi i bardhekalërve do të zgjaste vetëm pak minuta, teksa Radu do të bënte një gabim trashanik, duke i dhënë mundësinë Tameze që të shënonte përballë Reinës.

Thomas Strakosha sërish e ndoqi ndeshjen nga stoli, teksa nuk u aktivizua nga trajneri Inzaghi, i cili tashmë preferon më shumë Reina-n. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP