Verona, të shtunën shansi i fundit i Pipo Inzaghit

Ndeshja e Milanit në Verona mund të jeta ndeshja e fundit e trajnerit të Milan, Filipo Inzaghi, nëse kuqezinjtë nuk arrijnë dot të fitojnë.  Rezultatet aspak pozitive të javëve të fundit e kanë kthyer në shënjestër 41-vjeçarin, i cili pret rikthimin te fitorja në Serinë A.  – “Pres një ndeshje të bukur dhe sigurisht fitoren, sepse nëse marrim tri pikë ndaj Veronën do të bënim një hap përpara për sa i përket moralit por edhe në klasifikim. Kur je trajner i Milanit, mbetesh gjithmonë në shënjestër. Unë e kam ndier në çdo moment mbështetjen e shoqërisë dhe më e rëndësishme në këtë moment është rikthimi te fitorja.” Pipo Inzaghi tregon se e njeh mirë kundërshtarin, që ka në përbërje një lojtar me shumë eksperiencë si Luca Toni.  -“Verona luan mirë edhe kur nuk e ka topin në zotërim si dhe ka në sulm një futbollist shumë të rëndësishëm si Luca Toni. E kam të qartë se si do të luajë kjo skuadër. Duhet të kemi respekt për kundërshtarin, por ne duhet të tregojmë se jemi Milani,” – u shpreh trajneri i Milanit. Alessio Cerci, me të cilin trajneri ka pasur kontradikta, i duhet  ta udhëheqë Milanin drejt fitores.  -“Një njeri i vetëm nuk mund bëjë asgjë. Cerci e kam dashur te Milan dhe mund të them se është në formë të mirë. Nuk e kam vendosur ende nëse do të luajë titullar. Kam 5 sulmues të rëndësishëm në dispozicion por vetëm tre prej tyre mund të luajnë nga minuta e parë,” – theksoi Inzaghi. Për objektivin e Milan, në këtë sezon, Inzaghi kujtoi se kanë mbetur në lojë edhe 39 pikë dhe se do të zhvillohen disa sfida direkte, që do të thotë se zona europiane mbetet e arritshme. Presidentit Silvio Berlusconi i ka sosur durimi dhe e ka paralajmëruar shkarkimin e Inaghit, në rast humbje në Verona. Ish-trajneri i Argjentinës, Sabella lakohet se mund të zërë vendin e tij, nëse pas ndeshjes me Veroën, në fund të këtij sezoni.

 

Mino Raiola:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pogba i përket së ardhmes së Juves, mund të shitet për 100 mln euro ”

Swiss Digital Mobile Reklama

Shitjen e Paul Pogba mundohet ta refuzojë me çdo kusht Beppe Marotta. Drejtuesi bardhezi këmbëngul për të disatën herë se Juventusi nuk ka ndërmend ta shesë Pogba, pavarësisht fjalëve të menaxherit të francezit, apo edhe pse PSG, Barcelona apo Reali i Madrid janë gati të shpenzojnë mbi 80 mln euro, por Juve duket se e ka një çmim.  – “Juve është skuadra natyrë për futbollistin, për rritjen dhe formimin e tij. Kohët e fundit i kemi rinovuar kontratën, në kuadër të strategjisë për të ndërtuar me të dhe rreth tij një skuadër konkurruese.”  Raiola u shpreh të enjten Paris Saint-Germain, madje të gjitha skuadrat e mëdha europiane kanë shfaqur interes për shërbimet e 21-vjecarit.  –“Është e qartë se në rast të një oferte marramendëse, Juventusi do të mendohej gjatë. Kur dikush të troket në derë dhe është gati të paguajë 100 milionë Euro, nuk ekzistojnë futbollistë të pashitshëm. Aq më tepër në futbollin italian, që ka nevojë për lukuiditet për të paguar borxhet e akumuluara gjatë viteve dhe për të qenë kompetitivë.”

Serie A

Java e 26-të – 7 mars

18:00 Sampdoria – Cagliari

20:45 Milan – Verona

8 mars

12:30 Cesena – Palermo

15:00 Chievo  – Roma

15:00 Empoli – Genoa

15:00 Parma – Atalanta

15:00 Udinese -Torino

20:45 Napoli – Inter

 9 mars

19:00 Lazio – Fiorentina

21:00 Juventus-Sassuolo

 

Klasifikimi

 Juve                   58

 Roma                49

 Napoli               45

 Lazio                 43

 Fiorentina           42

 Sampdoria          39

 Genoa                36

 Torino                 36

 Inter                   35

 Milan                  34

 Palermo             34

Sasuolo               29

 Empoli                28

 Udinese              28

 Verona                28

 Chievo                 25

 Atalanta               23

 Cagliari                20

 Cesena               19

 Parma                 10

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?