Verrati mbyll para kohe sezonin, rrezikon edhe Europianin me Italinë

Marco Verratti ka ndërpreë seancën stërvitore të ditës së djeshme për një problem në gju dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Paris Saint Germin, duket se e ka mbyllur para kohe sezonin.

Klubi francez njoftoi se mesfushori u është nënshtruar ekzaminimeve të para dhe pas disa ditësh pushim, do të kryejë të tjera vizita, për të përcaktuar edhe datën e rikuperimit të plotë, por duket e pamundur që të zbresë në fushë për këtë sezon.

Lajmi ka shqetësuar jo pak edhe trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, pasi jemi vetëm një muaj para startit të kampionatit europian dhe duket e vështirë që mesfushori të rikuperohet në kohë për t’iu bashkuar përfaqësueses së kaltër.

Ky sezon nuk ka qenë aspak me fat për Marco Verrattin, i cili nga janari deri në prill është ndalur dy herë për shkak të koronavirusit, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi që mund t’i heqë shansin e dytë radhazi për të luajtur në Kampionatin Europian.

 

SHKARKO APP