Vërshëllehet nga tifozët, trajneri Panuçi nuk duron dhe braktis intervistën (VIDEO)
Pas humbjes së turpshme 4-1 në testin miqësor ndaj Ukrainës në Evian, trajneri i Kombëtares ka dalë për të folur për mediat. Kombëtarja është vërshëllyer në fundin e ndeshjes, ndërsa tifozët kanë thirrur në korr: “Luani me zemër!”.
Gjatë intervistës së Panuçit për “Supersport”, trajneri është shprehur se lojtarët nuk ishin në gjendje për të luajtur një ndeshje futbolli.
“Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh. Më falni, sepse duhet të largohem…”, tha trajneri.
Tifozët kanë vërshëllyer teknikun italian, ndërsa ky i fundit nuk ka duruar më gjatë, duke e braktisur menjëherë intervistën./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

