Verstappen “mbretëron” në Hungari

Shumë pilotë kërkuan vendin e parë në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, por në fund vetëm njëri ia doli. Ai që triumfoi ditën e sotme është Max Verstappen. Piloti i Formula 1 ishte në një nga ditët e tij më të mira, duke ia dalë të marrë një rezultat kaq të rëndësishëm.

Në vendin e dytë qëndron Hamilton (Mercedes). Pavarësisht se bëri një garë që mund të konsiderohet pozitive, fitorja mbetet akoma larg për të. Në vendin e 3-të mbetet Rusell (Mercedes).

Pozicioni i katërt dhe i pestë i takojnë përkatësisht Sainz (Ferrari) dhe Perez (Red Bull). Formula 1 ka një periudhë pushimi tashmë, për t’u rikthyer në pistë pas disa javësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?