Verstappen nuk di të ndalet, fiton Çmimin e Madh të Shangait
Max Verstappen vijon dominimin në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull dominoi Çmimin e Madhe të Shangait në Kinë, duke regjistruar fitoren e katërt këtë sezon.
Edhe pse pati ndërhyrje të makinës së sigurisë, për shkak të disa aksidenteve në pistë, Verstappen nuk e vuri në diskutim fitoren, pasi udhëhoqi nga xhiroja e parë.
Podiumin e plotësi Lando Norris i Mclaren dhe piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez. Vetëm vendi i katër për monegaskun e Ferratit, Charles Leclerc, ndërsa piloti tjetëri i “kokëkuqes”, Carlos Sainz u rendit i pesti. George Russell dhe Leëis Hamilton u renditën repsektivisht në vendin e gjashtë dhe të nëntë.