Verstappen siguron “pole position” në Abu Dhabi, ndiqet nga Norris dhe Piastri

Max Verstappen ka nisur fundjavën vendimtare të Formula 1 me ritmin më të lartë, duke siguruar “pole position” në kualifikimet e Abu Dhabit, aty ku të dielën do të zhvillohet gara që do të vendosë kampionin e ri botëror. Piloti holandez i Red Bull regjistroi kohën 1’22”207, duke ngritur pretendimet për titullin që ende mbetet i hapur.

Pas Verstappen u renditën dy makinat McLaren: Lando Norris siguroi vendin e dytë falë një xhiroje të fortë në fund të sesionit, duke lënë pas shokun e skuadrës Oscar Piastri, që do të niset i treti. Treshja kryesore e kampionatit do të niset kështu nga pozitat e para, duke premtuar një duel të fortë për kurorën finale.

George Russell me Mercedes u pozicionua i katërti, ndërsa Charles Leclerc me Ferrarin e tij mbylli pesëshen e parë. Verstappen shkëlqeu sidomos në sesionin e tretë, ku ritmi i tij ishte i pakapshëm, ndërsa diferenca prej 12 pikësh nga lideri Norris e mban ende të hapur garën për titull. Piastri, i treti në renditje, mbetet gjithashtu në lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “top-10” u futën edhe Fernando Alonso, Gabriel Bartoleto, Esteban Ocon, Isack Hadjar dhe Yuki Tsunoda. Ndërkohë, zhgënjime sollën paraqitjet e Kimi Antonellit, që u ndal në vendin e 14-të me Mercedesin, si dhe Lewis Hamilton, që nuk shkoi më shumë se vendi i 16-të me Ferrarin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?