Veseli konfirmon mungesën e Armando Brojës ndaj Anglisë
Jo vetëm Berat Gjimshiti, por edhe sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë kundër Anglisë. Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli u shpreh se kombëtarja në ndeshjen ndaj Anglisë do të vuajë mungesën e Brojës.
Sulmuesi i talentuar ende nuk i është bashkuar kuqezinjve si pasojë e një problemi në kavilje. Aktualisht, Broja është duke bërë disa ekzaminime me stafin e Southhampton, ndërsa pritet përgjigja e analizave për të kuptuar nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të qenë i grumbulluar.
Gjithsesi, në stafin e kombëtares janë besimplotë se Broja do të jetë i gatshëm dhe në këtë formë mund të vihet rregullisht nën urdhrat e trajneri Edy Reja. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Broja nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, por do ta presë kombëtaren në Londër.
KOHA JONË SONDAZH

