Veseli refuzon në momentet e fundit transferimin në Turqi

Frederic Veseli i befason të gjithë në momentin e fundit në Turqi. Atëherë kur dukej thjeshtë një formalitet kalimi i tij te skuadra e sapongjitur në Superligën turke Denizlispor, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka refuzuar këtë lëvizje.

 

Veseli nuk ka qenë i bindur nga Denizlispor dhe nuk e ka pranuar këtë destinacion pavarësisht akordit mes Empolit dhe klubit turk dhe propozimit shumë të mirë ekonomik që i është bërë mbrojtësit kuqezi. Veseli duhet të kryente vizitat mjekësore në Zvicër dhe më pas të transferohej në Turqi, por kjo gjë nuk k ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veseli megjithatë do të largohet nga Empoli në këtë merkato dhe është në pritje të ofertave të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?