Vetëm 6 ndeshje në Botëror që nga viti 2006, rrugëtimi katastrofal i Italisë

Italia ka fituar për herë të fundit Kupën e Botës në vitin 2006 dhe më pas mori një rrugëtim aspak pozitiv. 4 vite më vonë, në Afrikën e Jugut, Të Kaltrit shkuan si kampionët në fuqi, por u eliminuan që në fazën e grupeve. I njëjti fat edhe në vitin 2014, ku u eliminua sërish që në fazën e grupeve.

Gjithsesi ende më i keq do të ishte rrugëtimi në kualifikueset për dy Botëroret e radhës, ku as nuk do të siguronin një biletë për në fazën finale.

Fillimisht të eliminuar nga Suedia për “Rusi 2018” e më pas nga Maqedonia e Veriut për “Katar 2022”. Megjithatë, shanset janë të larta që Italia të kualifikohet në Botërorin e vitit 2026 duke marrë parasysh se kompeticioni do të zgjerohet në 48 skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 6 ndeshje në Kupat e Botës në 20 vite. Një bilanc i frikshëm, pasi kujtojmë që bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit botëror si Italia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?