Vetëm dy transferime të reja, por Juventus ka shpenzuar 118 milionë euro
Edhe pse ka afruar vetëm dy lojtarë të rinj, Jonathan David dhe Joao Mario, Juventus ka shpenzuar plot 118.5 milionë euro në këtë merkato vere. Një paradoks i vërtetë, i theksuar nga Corriere dello Sport, që tregon se shumica e këtyre shpenzimeve janë bërë për blerje të detyrueshme të trashëguara nga drejtimi i mëparshëm.
Kjo situatë vjen si vazhdimësi e politikave të ndjekura sezonin e kaluar, kur “Zonja e Vjetër” shpenzoi mbi 200 milionë euro për të siguruar një vend në Champions League dhe atë vetëm në javën e fundit të kampionatit.
Bëhet fjalë për blerjet e detyrueshme të Concecaos, Nico Gonzales, Kelly, Di Gregorios dhe Kalulu. 12.6 janë shpenzuar për Joao Marion, ndërkohë që David vjen me parametra zero. Në total: 118.5 milionë euro, ndërkohë që deri tani është zyrtarizuar vetëm një shitje, ajo e Alberto Costa, ndërsa pritet kalimi i Timothy Weah te Marseille.
Drejtori i përgjithshëm Comolli ka ende lëvizje për të bërë në merkato, por sipas raportimeve, çdo afrim i ri do të varet nga largimet. Klubi synon të shesë të paktën 6-7 lojtarë për të balancuar financat dhe për të hapur rrugën për goditje të tjera. Juventusi është aktiv në merkato, por detyruar të bëjë llogaritë me të shkuarën, një sfidë që kërkon kujdes, durim dhe saktësi.
KOHA JONË SONDAZH

