Vetëm fishekzjarre në derbin Tirana-Partizani, mbyllet pa fitues

Tirana dhe Partizani ndanë nga një pikë në derbin e kryeqytetit, që hapi javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Bardheblutë dominuan pjesën e parë, ndërsa Të Kuqtë ishin më kërkues në fraksionin e dytë.

Në fillim pati shumë hedhje fishekzjarrësh dhe tymuesesh në fushë, që ndërprenë disa herë ndeshjen, ndërsa nuk mungoi edhe një mesazh mbështetjeje për Ukrainën.

Tirana gjithsesi vijon të kryesojë renditjen, tashmë me 53 pikë, 9 më shumë se Laçi i vendit të dytë, që luan të hënën kundër Kastriotit. Ndërsa Partizani mbetet në vend të pestë, me 34 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?