Vettel: Ferrari ishte ëndrra ime, që kur u takova me Schumacher
Sebastian Vettel, 4-herë kampioni i Botës në Formula 1shprehet shumë entuziast për kalimin e tij tek Ferrari. Vettel ndalet tek momenti kur hyri për herë të parë në bokset e Ferrarit dhe aty takoi idhullin e tij,legjendën e Formula 1, 7-herë kampionin e Botës, gjermanin Michael Schumacher. – “ Isha 13 vjeç dhe në pistën e Nurburgring hyra për herë të parë në bokse Ferrarin. Më pas erdhi një shkëmbim opinionesh me Schumacher. Kohë më parë Michael më tha se këtu do të gjeja një atmosferë shumë të bukur. Gjithçka rezultoi e vërtetë. Më duket vetja si në ëndërr dhe sot jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre,” – theksoi gjermani i cili tregon edhe arsyet që e çuan të skuderia e kuqe. – “ Kur hyra për herë të parë në bokset e Ferrarit isha pjesa e Formula Bmw. Më pas në vitin 2008 kur garoja me Red Bull fola nga afër me Stefano Domenicali, për një ardhme të mundshme te Ferrari. Ndërkohë gjatë periudhës së dimrit mes viteve 2012 dhe 2013 shkova sërish në Maranello në mënyrë sekrete për të takuar Montezemolon dhe për të biseduar përsëri për të njëjtin argument. Megjithatë marrëveshja për kalimin tim te Ferrari u arrit vetëm në mesin e vitit të kaluar. Pasi takova Mattiacci dhe Montezemolo, ajo që më bindi përfundimisht ishte një telefonatë e Marchiones edhe pse përpara se të firmosja kontratën i kërkova një mendim menaxheres së Shumit, Sabine Kehm,” – thekson Vettel. Piloti 27-vjeçar shpjegoi ndryshimet që ekzistojnë mes Red Bull dhe Ferrari, si dhe raportet që ka me shokun e skuadrës te kokëkuqja finlandezin Kimi Raikkonen. – “ Ferrari është një skuadër moderne dhe e përgatitur edhe pse këtu punohet në një mënyrë tërësisht të ndryshme krahasuar me Red Bull. Nëse do të kishte qëndruar Alonso? Ai mes meje dhe Raikkonen është një raport miqësie, që zgjat prej vitesh. Jam i lumtur që është Kimi shoku im i skuadrës. Raikkonen është një nga të paktët pilotë që kam pasur një marrëdhënie të mirë që nga momenti që kam debutuar në Formula 1.” Gara e parë e Formula 1 për këtë sezon do të zhvillohet në Melbourne të Australisë, më 15 mars.
KOHA JONË SONDAZH

