VIDEO | Beckham i vetëm në tribunë, tifozët rivalë “tallen” keq me anglezin

David Beckham më në fund pa ekipin e tij, Inter Miami, të zbresë në fushën e lojës, duke debutuar në MLS. Ndeshjen e parë në kampionatin amerikan të futbollit, Inter Miami e luajti kundër Los Angelos FC, sfidë që e fituan këta të fundit me rezultatin 1-0.

Tifozët e LA FC, jo vetëm që u lumturuan për fitoren e ekipit të tyre, por morën edhe një “fitore” të dytë, duke u tallur me presidentin e Inter Miami, David Beckham.

Ky i fundit ishte i vetëm në tribunë, pasi Inter Miami është një skuadër e re dhe tifozët i mungojnë. “Dukesh shumë i vetmuar, dukesh shumë i vetmuar”, ishin koret e tifozerisë së Los Angelos, që morën dhe duartrokitjet e vetë David Beckham.

/abcnews.al

SHKARKO APP