VIDEO/ Ben Graham, kryetrajneri i shkollës së futbollit të ”Manchester City” mbërrin në Durrës

Ben Graham do të jetë kryetrajneri i shkollës së futbollit të Manchester City, në zemër të Dyrrah City Football Academy. “Jam i entuziazmuar për sezonin që kemi përpara ku do të ofrojmë shumë seanca argëtuese dhe emocionuese për të gjithë fëmijët këtu”, u shpreh Graham. Sezoni i ri fillon më 2 shtator, dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në ambientet e Olympic Park në Durrës. Regjistrimet janë tashmë të hapura për të interesuarit për t’u bashkuar me Manchester City Football School dhe Dyrrah City Football Academy.

SHKARKO APP