FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Manjani: Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i Sky-ECC!

Deklarata e deputetit Gazment Bardhi ka trazuar jo vetëm politikën, por edhe drejtësinë e policinë e shtetit.

Ylli Manjani, avokat i biznesmenit Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, ka folur para SPAK për mediat.

Ai ka deklaruar se Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i SKY, ndërsa në lidhje me publikimin e bisedave të SKY ECC të përmendura dje në Kuvend nga Gazmend Bardhi, Manjani tha se kreu i grupit të PD është jurist dhe nuk duhet ta bënte një gjë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërteten. Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të ligjin kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ata janë prova, janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshëm, janë përgjime masive që janë marrë në Francë, por nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor. Rast i paprecedent mbetet ajo që ka deklaruar Gaz Bardhi, i cili është jurist. Pellumb Gjoka nuk ka patur Sky.”- tha Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?