VIDEO/ Berisha, sherr me lojtarin serb

Besart Berisha jo vetëm që është më i forti në futboll në Australi, por sot ka treguar se di të jetë i fortë edhe në tjera aspekte. Derbi i dy skuadrave lidere në Australi i ka rritur tensionet mes futbollistëve të Melbourne Victory dhe Sydney.

Në fundin e ndeshjes Berisha u nervozua me portierin serb që ka pasaportë australiane, Danny Vukoviç. Sulmuesi kosovar duket se u provokua nga serbi për çka edhe ia kapi dorën atij duke ia treguar “muskujt”.

Berisha dhe Vukovic edicionin e kaluar ishin bashkëlojtarë të Melbourne.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-tdKS16sGBc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP