VIDEO/ Brenda festës së “çmendur” të futbollistëve të Cityt me 22 modele, stil ”alla Berlusconi”

Futbollistët e Manchester City ishin pjesë e një feste të shfrenuar së bashku me 22 modele super seksi, në stilin e ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi.

Gazeta britanike “The Sun” ka zbuluar se lojtarët e skuadrës së Guardiolës festuan pas suksesit që arritën në sfidën e fundit në kampionat ndaj Aston Vilës, ku triumfuan më 12 janar në transfertë në shifrat 1-6.

Mësohet se futbollistët e plot 22 modele “Instagram”-i janë transportuar me avion për në Mançester dhe janë akomoduar në një resort luksi me 150 paund nata.

Mendohet se këtë festë e kanë organizuar disa persona të brendshëm në klub. Shikoni pamjet brenda hotelit të asaj nate të shfrenuar, që me siguri një pjesë e lojtarëve e meritonin për shkak të performancës së tyre në fushën e lojës.

 

SHKARKO APP