VIDEO/ Ceremonia ”Topi i Artë 2024”, shpallen fituesit. Duka: Të ecim përpara më të bashkuar
Këtë të hënë u mbajt ceremonia “Topi i Artë 2024”, ku u vlerësuan më të mirët e futbollit shqiptar. Një spektakël madhështor nën drejtimin e Ardit Gjerbreas dhe Almeda Abazi, u dhanë çmimet sipas kategorive. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, theksoi se ky është një event ndryshe për botën e futbollit dhe një ndërthurje me artin. Sipas tij, dhënia e çmimeve është një stimul për lojtarët, për atë që dhanë gjatë vitit. Presidenti Duka falenderoi futbollistë e futbolliste, trajnerë, drejtues klubesh, akademish e shoqatash, arbitra, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FSHF-së, qeverinë, FIFA-n, UEFA-n, bashkëpunëtorë, sponsorë, tifozë si edhe ekipin Kombëtar shqiptar, që zhvilloi një paraqitje dinjitoze dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Të nominuarit për të gjitha kategoritë dhe fituesit:
Topi i Artë 2024 djem: Bekim Balaj, Arinaldo Rrapaj, Albano Aleksi, Ermir Rashica
Topi i Artë 2024 vajza: Ezmiralda Franja, Xhesika Ndoj, Mesuare Begallo, Vanesa Levendi
Trajneri i Vitit 2024: Edlir Tetova, Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic, Ilir Daja
Talenti i Vitit 2024 djem: Emir Rashica, Ermal Meta, Ledjo Tresaj, Ergis Arifi
Talentja e Vitit 2024 vajza: Xhesika Ndoj, Angela Nikaj, Klesta Ago, Herta Hasa
Arbitri i Vitit 2024: Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji, Kreshnik Cjapi
”Topi i Artë 2024” nga FSHF, presidenti Armand Duka: Të ecim përpara më të bashkuar
Çmimet nga FSHF/ Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”
KOHA JONË SONDAZH

