FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Çfarë po ndodh tek Juventus? Pas Bonuccit edhe dy largime të tjera të bujshme

Çfarë po ndodh tek skuadra kampione e Italisë, Juventus?

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” ka lëshuar një “bombë” në lidhje me të ardhmen e Juves.

Lamtumira e Leonardo Bonucci ka lënë shenjë në ambientin bardhezi, humbja në finalen e Champions League akoma më shumë, dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Cuadrado dhe Alex Sandro, lojtarë që mund të shiten gjithashtu, edhe Fabio Paratici, drejtori sportiv i klubit bardhezi, i kërkuar me ngulm nga Beppe Marotta në 2009-ën, po mendon të provojë një eksperiencë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një lajm i bujshëm ky, veçanërisht nëse konkretizohet, duke parë se Paratici është një nga pikat e referimit të stafit drejtues të kampionëve të Italisë dhe largimi i tij do të krijonte më shumë kaos brenda ekipit.

Në fakt, nuk duhet të harrohet se shtatorin e ardhshëm mund të vijë edhe skualifikimi i presidentit Andrea Agnelli, i cili është nën hetim nga drejtësia sportive për shkak të marrëdhënieve me disa prej tifozëve ultras, të cilët kishin lidhje me “Ndrangheta”, organizatë mafioze e vendosur në qendër të Kalabrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?