VIDEO/ Dikur miq, sot kundërshtarë, Mourinho në nerva e sipër nuk kursen as ‘nxënësin’ e tij Lampard

Trajneri i Totenham Hotspurs, Jose Mourinho i njohur si ‘Special One’ kur vjen puna tek nervat nuk pyet as miqtë e tij.

Teksa luhej Totenham-Chelsea për Carabao Cup, kupa e tretë për nga niveli i rëndësisë në Angli, Mourinho shkëmbeu disa fjalë me Lampard.

Portugezi po i bënte me shenjë anglezit se ishte duke folur shumë gjatë lojës dhe duket se nga ky fakt po shqetësohej.

Madje Mourinho e ka ironizuar keq Lampardin duke i thënë ” Dreqin Frank, kur je duke humbur 3-0 nuk qëndron më këtu”. Kujtojmë se pak ditë më parë Chelsea i Lampard po humbiste 3-0 pas 28 minutave lojë, por më pas përmbysi rezultatin në barazim 3-3.

Mourinho dhe Lampard njihen për marrëdhënien e shkëlqyer kur bashkë kanë qenë tek Chelsea, portugezi si trajner kurse anglezi si një nga lojtarët kyç.

Por tashmë që ky i fundit është bërë trajner, duket se gjërat nuk janë njësoj si më parë.

SHKARKO APP