VIDEO/ Ertjan Kofsha një fenomen i ri, shpallet kampion bote në peshëngritje

Një fenomen i ri në botë dhe ai është peshëngritësi 18-vjeçar shqiptar, Ertjan Kofsha i cili është shpallur kampion bote për moshat U-20 në peshëngritje në stilin e shkëputjes.

Ai kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.

18-vjeçari rrëmbeu medaljen ne stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 KG. Puna e palodhur e sportistit bashkë me trajnerin e tij Leonard Toska dha një rezultat të shkëlqyer në këtë event kaq madhor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

SHKARKO APP