VIDEO/ Festë e madhe në Prishtinë, tifozët në kor: Kosova është zemra e Shqipërisë
Stadiumi “Fadil Vokrri” me rreth 14 mijë ulëse pritet të “shpërthejë” sot përballë një interesi të jashtëzakonshëm që e tejkalon çdo kapacitet fizik. Prishtina është veshur kuqezi dhe kaltër, ndërsa mijëra tifozë kanë vërshuar drejt kryeqytetit për të qenë pjesë e një prej ndeshjeve më historike për përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova përballet me Turqinë në një duel vendimtar për një biletë në Kupën e Botës 2026, një ëndërr që sot duket më pranë se kurrë. Atmosfera ka nisur që në orët e para të ditës, me rrugët që jehojnë nga këngët dhe thirrjet e tifozëve.
Interesi nuk njeh kufij. Mijëra shqiptarë nga Shqipëria janë bashkuar me vëllezërit e tyre në Kosovë, duke krijuar një det njerëzor që ka pushtuar Prishtinën. Festa ka nisur shumë përpara bilbilit të parë, ndërsa në kor dëgjohet fuqishëm: “Kosova është zemra e Shqipërisë”.
KOHA JONË SONDAZH

