Video/ Flamengo “kërcënon” Liverpoolin, i pret në finale

Botërori i klubeve nuk ka rezervuar surpriza të paktën në këtë fazë të kompeticionit.

Skuadra braziliane Flamengo, është finalistja e parë e Botërorit të Klubeve. Në gjysmëfinale të kompeticionet, ekipi i drejtuar nga portugezi i famshëm, Jorge Jesus, mposhti 3-1 me përmbysje në “Khalifa International Stadium” të Dohas Al-Hilal të Arabisë Saudite.

Flamengo u ndëshkua në minutën e 18-të nga Al Daësari, por brazilianët reaguan në pjesën e dytë duke shënuar tre gola. De Arraskaeta ktheu baraspeshën në minutën e 49-të, ndërsa Henrique e çoi në 2-0 rezultatin në minutën e 78-të. Ndeshja u mbyll në minutën e 82-të, kur Al-Bulaihi e devijoi topin në portën e tij.

Flamengo do të përplaset në finale me fituesin e çiftit Monterrey-Livepool, që do të zhvillohet këtë të mërkurë, në Katar, në orën 20:30.

YouTube player

SHKARKO APP