VIDEO/ “Fundi i dominimit të superfuqive”, La Liga plot me supriza

Fundi i dominimit “bipolar”. Është ky përfundimi i mediave spanjolle pas javës së 11-të në La Liga. Barcelona dhe Real Madrid kryesojnë dhe mbeten favoritë, por dy rivalët e përjetshëm si rrallë herë nuk janë të shkëputur në renditje.

Shkak për këtë është sezoni plot ulje-ngritje i të dy skuadrave, e konfirmuar kjo në ndeshjet e fundjavës.

Resumen de Levante UD vs FC Barcelona (3-1)

Barcelona ishte e para që jetoi një humbje të rëndë 3-1 në fushën e Levante, duke i lejuar madrilenëve ta arrijnë me pikë në vendin e parë të renditjes.

Resumen de Real Madrid vs Real Betis (0-0)

Ky është detaji i vetëm pozitiv për skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane, që në “Santiago Bernabeu” nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në sfidën kundër Betis. Një pikë në këtë javë të La Liga edhe për Atletico Madrid që në transfertën e Sevilla barazoi me rezultatin 1-1.

Resumen de Sevilla FC vs Atlético de Madrid (1-1)

Për t’iu kthyer diskutimit të fillimit dhe fundit të dominimit të favoritëve të përhershëm, mjafton të shohësh Real Sociedad që renditet në vendin e tretë me 22 pikë, po aq sa Barcelona dhe Real Madrid.

Resumen de Granada CF vs Real Sociedad (1-2)

Skuadra baske po bën një sezon spektakolar, teksa i shtoi një tjetër fitore të madhe serisë pozitive duke kaluar 2-1 Granada në ndeshjen e fundit të javsë së 11-të në kampionatin spanjoll.

SHKARKO APP