VIDEO/ Gafë e pafalshme e Adrian, Chelsea ndëshkon shpejt Liverpoolin

Pas vetëm 13 minutash lojë, Chelsea ka kaluar në avantazh kundër Liverpoolit, në ndeshjen kryesore të këtij raundi në FA Cup. Blutë e Londrës shënuan me anë të Willian, por u “asistuan” dhe nga një gafë e madhe e portierit Adrian.

Klopp vendosi të mos e aktivizojë Alisson, duke i besuar portierit të dytë, por spanjolli bëri një gafë të madhe, duke mos arritur të ndalojë goditjen qendrore të brazilianit Willian dhe duke i dhënë avantazhin Chelseat.

FA Cup

Chelsea – Liverpool 1-0
Willian 13′

SHKARKO APP