VIDEO/ Gëzimi kthehet, Barcelona “shkatërron” Leganes me një super Leo Messi

Mungesat e shumta në repartin e avancuar nuk kanë ndikuar aspak te Barcelona, që ka kaluar me goleadë në raundin çerekfinal të Kupës së Mbretit.

Katalanasit mposhtën 5-0 Leganes dhe tashmë e shikojnë veten në mesin e 8-skuadrave më të mira në Spanjë.

Lionel Messi ishte padyshim njeriu i ndeshjes për kampionët e La Liga. “Pleshti” argjentinas shënoi një dopietë dhe dha asistin te goli i Lenglet për 2-0. Griezmann hapi siparin e golave, përpara se mbrojtësi Lenglet të vendoste fatet e pjesës së parë në 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rikthimin në fushë ishte radha e Messit për të gjetur rrjetën. Pokeri u plotësua nga Arthur, që shënoi pas vetëm 5 minutash në fushë. Ndërkaq, Messi një minutë para fundit të sfidës shënoi për rezultatin përfundimtar, 5-0. Kjo fitore vjen edhe në formë autokritike për humbjen në kampionat, 2-0 ndaj Valencias. Çiftet në këtë raund do të mësohen pas shortit.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?