VIDEO / Goli i shqiptarit kualifikon Juven në gjysmëfinale
Juventusi i të rriturve luajti dje ndeshjen e fundit të këtij sezoni futbollistik ku u mposht në finalen e Ligës së Kampioneve në Cardif përballë Realit të Madridit me rezultatin 1-4, por të rinjtë e bardhezinjve janë ende në aktivitet, teksa sot filluan ndeshjet e “play off”-it të kampionatit Primavera në Itali.
Ata arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale pasi mposhtën në çerekfinale me rezultatin 1-0 Sampdorian. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, Andi Zeqiri.
Juventusi i të rinjve pretendon titullin kampion dhe drejtohet nga një ish-futbollist kampion bote me Italinë në 2006-n, Fabio Groso.