VIDEO/ Goretzka zgjidh hallet e Bayernit, vazhdon marshimi drejt titullit

Fitorja e dhjettë radhazi në kampionat për Bayern Munchen. Skuadra bavareze mposhti 2-1 në shtëpi M’Gladbach dhe marshon drejt titullit të radhës. Ndeshje e komplikuar për djemtë e Flick, por rëndësi kanë tre pikët. Miqtë gjeten golin në minutën e 16-të, por VAR-i anuloi gjithçka.

Bayerni reagoi dhe kaloi në avantazh dhjetë minuta më pas. Talenti Zirkzee shfrytëzoi një gafë të portierit mik dhe dërgoi topin në rrjetë. M’Gladbach nuk u demoralizua dhe ia doli të barazonte ndeshjen.

Francezi Pavard dërgoi topin në portën e tij në minutën e 37-të dhe u rikthye baraspesha. Rezultat që zgjati deri katër minuta nga fundi. Leon Goretzka devijoi saktë një asist të Pavard dhe festoi golin e fitores me shokët e tij. Ky sukses e ngjit Bayernin në kuotën e 73 pikëve, duke kthyer diferencën 7 pikë me Dortmundin ndjekës. /abcnews.al

SHKARKO APP