VIDEO/ Junajtid fitore me tripletë ndaj Stoke, blindon vendin e dytë
Mançester Junajtid bën detyrën në ndeshjen e javës së 23 ndaj skuadrës së Stoke Sitit. Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo ka triumfuar 3-0 në “Old Traford”, në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë 90 minutave.
“Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh që në minutën e 9 me Antonio Valencia, i cili e dërgon topin në rrjetë pas një goditje spektakolare në hyrje të zonës. Junajtid këmbëngul për golin e dytë, i cili vjen në minutën e 38. Pogba jep një pasim në hyrje të zonës për Marsial, i cili me një goditje fantastike me të djathtën e dërgon topin në cepin e portës.
Pjesa e dytë dhuron pak emocione, teksa vendasit shënojnë edhe golin e tretë me Lukakun, duke përforcuar pozitat e tyre në vendin e dytë me 50 pikë, 3 më shumë se Liverpul dhe Çelsi. Stoke Siti është ekipi i parë në Europë për këtë sezon që pëson 50 gola.
KOHA JONË SONDAZH

