VIDEO/ Këngë patriotike dhe atmosferë e ndezur para sfidës me Anglinë, dueli një moment historik për Shqipërinë
Në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja Shqipëri-Anglis. Gazetari sportiv i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell nga terreni atmosferën kuqezi, që po ndihet kudo, siç shihet edhe në videon e mëposhtme, me këngë patriotike dhe elementë tradicionalë ka shpërthyer festa në rrugët që të çojnë në stadiumin ”Air Albania”.
Dueli është i fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, teksa dy skuadrat i kanë përmbushur objektivat dhe përballja e sotme mund të cilësohet pa frikë si një “miqësore luksi”. Anglia është e para në Grupin K dhe për momentin ka 21 pikë pas shtatë takimeve, teksa i ka të gjitha fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol.
“Tre Luanët” e kanë siguruar një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do mbahet verën që vjen në Amerikën e Veriut. Nga ana tjetër, me 14 pikë Shqipëria ka siguruar matematikisht zonën play-off të Kupës së Botës, kjo për herë të parë në histori. Të enjten më 20 nëntor tanët do mësojnë edhe rivalin në gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026.
Vijon atmosfera kuqezi
Tifozët në festë
KOHA JONË SONDAZH


