VIDEO/ Klitschko deklaratë emocionuese pasi i dha fund karrierës

Vladimir Klitschko i ka dhënë fund karrierës. Lajmi është zyrtarizuar nga 41-vjeçari i cili tashmë nuk do të zhvillojë ndeshje revanshi ndaj kampionit të botës Anthony Joshua.

Në një video emocionuese, Klitschko a shpjeguar arsyet e largimit nga boksi dhe emocionalisht fton fansat e tij në rrugëtimin e ri.

 “27 vjet më parë fillova rrugëtimin tim në sport, vendimin më të mirë që kam mundur ta marrë ndonjëherë. Për shkak të kësaj zgjedhje, udhëtova nëpër gjithë botën, mësova gjuhë të reja, krijova biznese, ndërtova pronësi intelektuale dhe ndihmova njerëz në nevojë.

U bëra shkencëtar, sipërmarrës, trajner, motivator, investitor dhe bëra shumë gjëra tjera, për shkak të renomesë globale që mora nga boksi, nga talenti im dhe më shumë për shkak të jush, fansave të mi besnikë.

Ndonjëherë, në ndonjë pikë të jetës, ne duhet të jemi të gatshëm që të ndërrojmë krahun e jetës dhe të fillojmë një kapitull të ri, me sfida të reja. Sigurisht, unë nuk jam një përjashtim prej kësaj. Tash është radha ime. Unë po e bëj këtë me respektin më të madh ndaj sfidave të reja, por po ashtu me pasion, përkushtim, pritje dhe shpresë se karriera ime e ardhshme që ka kohë që po e planifikoj do të jetë së paku e suksesshme sa karriera ime e mëparshme, nëse jo më shumë e suksesshme.

Në fund, në vend se të them thjesht faleminderit dhe lamtumirë. Dua që ju të më bashkoheni në këtë rrugëtim, ku bashkë jemi më kreativ, më efektivë, më kreativë dhe më të fortë. Së bashku, ne jemi forca shtytëse”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Klitschko e humbi duelin e fundit në prill të këtij viti ndaj Anthony Joshuas.

/ SYRI.net /

SHKARKO APP