VIDEO/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në prag të duelit ndaj Çekisë, për vizitë vjen…
Shqipëria luan nesër me Republikën Çeke, në orën 20:45, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell këto momente nga stërvitja e fundit nga ekipi kuqezi. Ekipi kuqezi ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, pas së cilës Sylvinho do të zgjedhë dhe formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e 16 nëntorit. Gjatë stërvitjes, u pikas dhe ish-mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, që vetëm disa muaj më parë vendosi të tërhiqej nga ekipi kuqezi. Ai erdhi për një “vizitë” në fushën e “Arenës Kombëtare”, aty ku u takua me trajnerin Sylvinho, stafin e trajnerit brazilian dhe pjesën tjetër të skuadrës.