VIDEO/ ”Kosova është Shqipëri”, atmosfera e tifozëve kuqezi para ndeshjes
Ora shënon 18:00!
Sipas planit të masave të publikuar nga policia tani nis hyrja e tifozëve në stadium, 2 orë e 45 minuta para sfidës. Para se të futen në stadium, tifozët i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga efektivët e policisë. Nga ana tjetër, tifozët festuan më parë, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë, siç shihet edhe në videot e siguruara nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika. Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare do të nderojë para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët së fundmi i kanë dhënë lamtumirën kombëtares. Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula u pensionuan nga ngjyrat kuqezi dhe tashmë do të marrin nderimet e duhura si një legjendë e kombëtares.