VIDEO/ Ky është autogoli më i shpejtë i të gjithë kohërave, kundërshtarët s’e prekin topin fare
Në futbollin estonez ka nisur prej ditësh sezoni zyrtar, por ende pa bërë mirë kolaudimet e tyre, skuadrat kanë nisur të dhurojnë surpriza të bujshme.
Një të tillë kishte protagoniste ekipin e Flora Paie, asnjëherë e bërë e njohur për rezultate, por që fitoi kopertinat falë një autogoli të bujshëm pas vetëm 15 sekondash.
Levadia Tallin mori avantazhin pa prekur fare topin në Kupën e Estonisë.
Paide Linnameeskond e ktheu topin në drejtim të portës për t’u mbrojtur nga presioni i rivalëve, por vendosja e keqe e portierit u konkretizua në gafën më të bujshme.