VIDEO-LAJM/ Gjici ultimatum lojtarëve dhe trajnerit, kërkon fitoren ndaj Partizanit

Barazimi ndaj Luftëtarit nuk është pritur aspak mirë nga Safet Gjici. Presidenti i skuadrës verilindore nuk ka ndërmend që të tolerojë më një tjetër rezultat përveç fitores në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Deklarata e fundit e Duros pas ndeshjes në Gjirokastër duket se nuk i ka pëlqyer aspak Gjicit, i cili u ka vendosur kusht lojtarëve dhe stafit teknik

Fitorja ndaj Të kuqve, mund të sjellë jo vetëm qetësinë, por edhe rrogat e premio. Nënkampionët e Shqipërisë vijnë nga dy barazime radhazi në kampionat ndaj Skënderbeut dhe Luftëtarit, duke bërë që Tirana të afrohet tashmë me vetëm një pikë larg. Loja aspak bindëse në Gjirokastër, nuk mund të justifikohet vetëm me kushtet e terrenit.

Fotografia e F.K Kukësi Albania

Kukësi ka ndërtuar një skuadër me shumë futbollistë cilësorë në repartin e avancuar, ku numri një i verilindorëve synon vetëm fitoren e kampionatit. Një tjetër rezultat negativ mund të rrezikojë edhe vendin e Shpëtim Duros, i cili mund të ketë të njëjtin fat si Valverde. Strategu spanjoll u shkarkua edhe pse ishte në vendin e parë në La Liga.

Gjici na ka mësuar në vitet e fundit, se mund të largojë shumë shpejt trajnerët. Jo më kot në sezonin e fundit, janë ndryshuar katër strateg: Armando Cungu, Ramadan Ndreu, Ernest Gjoka dhe Peter Pacult.

SHKARKO APP