FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO / Liverpool turpëron Bayern, shihni golat e superndeshjes

Bayern Munchen dhe Liverpool luajtën mbrëmjen e sotme mes tyre ndeshjen e vlefshme për Audi Cup. Rezultati ishte befasues, ku Liverpool mundi pastër 3-0 kampionët e Gjermanisë.

Nuk ka zgjatur shumë dhe rezultati zhbllokohet. Në minutën e shtatë pas një gafe të Tolissos, anglezët përfitojnë dhe Mane shënon golin e avantazhit pas një asisti të Firminos, shkruan SYRI.net.

Në të 34’ shënohet dhe goli i dytë i takimit. Sërish është Liverpool që tund rrjetën me anë të blerjes gjatë merkatos së verës, Salah, 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në minutën e 83-të anglezët shënojnë golin e tretë. Sturridge vulos fitoren e pastër 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liverpool kalon në finalen e Audi Cup, ku nesër do të luajë ndaj Atletico Madridit, e cila eliminoi sot Napolin.

Goli i parë

 

Goli i dytë

Goli i tretë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?