VIDEO/ Llullaku shkëlqen në debutim, shënon në miqësore

Azdren Llullaku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në skuadrën e re të Ordabasi në kampionatin kryesor në Kazakistan. Sulmuesi kombëtares ka gjetur rrjetën që në debutim me fanellën e skuadrës së. 29-vjeçari shënoi golin e parë në miqësoren e luajtur në Turqi ndaj ekipit çek, Sllovacko.

Llullaku realizoi që në minutën e 6-të të sfidës duke i dhënë skuadrës avantazhin, edhe pse takimi u mbyll në shifrat e barabarta 2-2. Llullaku do të luajë titullar në pjesën e dytë të sezonit, teksa Ordabasi synon që të fitojë titullin kampion. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?