VIDEO/ “Magjia” e Messit bëhet virale në rrjet
Shumë tifozë ndihen krenarë që jetojnë në epokën e tij.
Spektakli, magjia dhe golat e shënuar prej tij janë një art në vete. Po flasim për Lionel Messin, i cili është i gatshëm të bëj gjithçka vetëm për të gjetur fundin e rrjetës dhe në fund, lavdinë personale dhe kolektive.
Por, ndryshe nga ne që jemi të gatshëm të “harrojmë” edhe të marrim frymë, kundërshtarë të Messit bëjnë gjithçka vetëm për të munguan ballafaqimin në fushë me të. Shpesh kemi parë kalime fenomenale të Messit, duke i turpëruar në një farë mënyrë kundërshtarët. I fundit që iu bashkua listës së gjatë të kalimeve është lojtari i Real Valladolid, Oscar Plano.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” bëri një paraqitje fantastike ndaj kryeqytetasve, ku shënoi dy gola dhe dhuroi dy asiste, si dhe një kalim magjik poshtë këmbëve të kundërshtarit. Lëvizje e cila çmendi edhe komentatorin, Ray Hudson që deklaroi:
“Nëse Messi do të ishte kapiteni i Titanikut, ai do t’i kishte futur mes këmbëve topin ajsbergut” u shpreh Hudson.