VIDEO/ Milani e ka gjetur mbrojtësin e djathtë, Maldini e ka bindur

Në Francë janë të bindur që Milani e ka gjetur mbrojtësin e djathtë dhe ai është Pierre Kalulu. 20-vjeçari është aktivizuar me ekipin e dytë të Lyon dhe deri më tani francezët e kanë nënvlerësuar, duke mos bërë asnjë hap për të nënshkruar me të një kontratë si profesionist.

Titullar me Francën U19, i riu është parë nga Milani dhe sipas asaj që shkruan “L’Equipe” ka qenë Paolo Maldini që ka biseduar me të dhe e ka “joshur” të pranojë të nënshkruajë me kuqezinjtë. Gjithsesi ende nuk është mbyllur asgjë.

Pierre Kalulu Highlights 2019 | Olympique Lyonnais & France

Milani është favorit për Kalulu, por Lyon mund të prishë punë. Me siguri ata nuk do të ndiheshin mirë të humbnin një prej të rinjve të tyre, pa tentuar ta bindin të nënshkruajë për ta. /abcnews.al

SHKARKO APP