VIDEO/ Momenti i javës në Europa League, vjen nga Dynamo-Skënderbeu
UEFA Europa League ka përzgjedhur dy momentet më të rëndësishme në ndeshjet e mbrëmshme.
Faqja zyrtare e Europa League ka përzgjedhur golin e kapitenit të Dynamo Kyiv, Sydorchuk ndaj Skënderbeut dhe atë të Alexis Sanchez ndaj Kolnit si dy prej momenteve më të mira.
Sydorchuk shënoi supergol për të barazuar rezultatin në 1-1 me Skënderbeun, ndeshje e cila në fund përfundoi 3-1 në favor të vendasve.
Në anën tjetër, Sanchez shënoi golin e avantazhit 2-1 ndaj Kolnit, në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

