FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Montella, Bonucci, Abiatti dhe drejtori sportiv futen në “google” për të njohur Shkëndijën

Surpriza…shorti “play-off” i Europa League përballi Shkëndijën me italianët e Milanit. Kjo përballje për skuadrën tetovare ka qenë një lajm i mrekullueshëm, sepse do të përballen me skuadrën më prestigjioze të shortit të Europa League, në anën tjetër, te kuqezinjtë, momenti i shortit dhe goglave ka ngjallur shumë pikëpyetje dhe habi, pasi ato nuk kishin asnjë njohuri për Shkëndijën dhe u detyruan të kërkonin në “google” për të marrë informacion mbi skuadrën tetovare.

Shortin e panë direkt në transmetim trajneri Montella, drejtori sportiv Mirabeli, ish-portieri Abiatti dhe mbrojtësi Bonucci, teksa edhe përgjegjësi për komunikimin, i cili menjëherë u fut në google dhe bëri kërkim, duke thënë se do të jetë derbi “kuqezi”, pasi dalloi ngjyrat. Menjëherë nisi interesimi për distancën dhe aeroportin e Shkupit sa larg stadiumit ishte. Abbiati gjeti distancën me 50 km.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?