VIDEO/ Muçi leksion Icardit, gol spektakolar në derbin e Stambollit

Ylli kuqezi Ernest Muçi e ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Giovanni van Bronckhorst, i cili e ka rikthyer të luajë titullar te Besiktas në disa ndeshje radhazi, pas shkëndijave mes tyre në fillim të sezonit. Ai është rikthyer të shënojë, madje duke e bërë këtë në mënyrë spektakolare në derbin e zjarrtë të Stambollit, përballë Galatasaray, raporton A2.

Sfida e luajtur në stadiumin “RAMS Park”, u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1, por goli i shënuar nga Muçi në minutën e 94’ ishte një leksion për yjet kundërshtar si Osimhen, Ziyech, Mertens dhe Icardi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e nisi ndeshjen nga fillimi, por u aktivizua në pjesën e dytë, pasi ekipi i tij ishte në disavantazh 2-0. Muçi e gjeti golin pas një aksioni të shqiponjave bardhezi nga e djathta, duke lëshuar një gjuajtje diagonale e cila përfundoi në trekëndëshin e portës.

SHKARKO APP