Video / Pasi siguroi vazhdimësinë e portës kuzeqi, Foto Strakosha ka një mesazh
Për të shkruar rreth legjendës Foto Strakosha, çdo shqiptar që të pyesësh, do të japë mbresa të vyera, jo vetëm në artin e futbollit, por dhe të personalitetit të tij të pasur plot virtyte fisnike. Një nga talentet tona më të mira që ka mbrojtur portën e kombëtares sonë ka lënë mjaft gjurmë, detyrë të cilën tashmë me mjaft kurajo dhe mençuri e bën edhe djali i tij Thomas Strakosha.
I ardhur në Tiranë për të parë Kombëtaren, Foto tregoi se nuk ka qenë vetëm një lider në fushë e një baba e mësues shumë i mirë për të birin e tij, por edhe një qytetar model. Bashkë me shokët e tij të vjetër të Kombëtares që shkruan historinë në vitet e vështira të Shqipërisë, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë disa pemë në parkun e madh të Liqetnit Artificial.
Ai falenderoi kryetarin Veliaj për këtë nismë, me shpresën se prania e ish-futbollistëve të ndërgjegjësojë edhe qytetarë të tjerë që t’i bashkohen mbjelljes së pemëve. “Shpresoj që qoftë edhe ky ngacmim i vogël nga një grup ish-futbollistësh të vjetër, të jetë ajo ana pozitive për një të ardhme më të mirë dhe më të bukur, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Shpresoj që kjo të ketë vazhdimësi dhe të ketë një të ardhme më të mirë”, tha Strakosha.