VIDEO/ Perla e Maradonës ndaj Juventusit, një 13-vjeçar e kopjon në Indi

Diego Armando Maradona ka dhuruar shumë perla gjatë karrierës së tij. Kryevepra ndaj Anglisë ku i driblon të gjithë, është cilësuar si “Goli i Shekullit”.

Një tjetër eurogol është ai i realizuar ndaj Juventusit në një sfidë kampionati të nëntorit të vitit 1985. “El Diez” ekzekutonte në perfeksion një goditje dënimi dhe Napoli fitonte 1-0.

Napoli-Juventus 1-0 (3/11/1985) La punizione di MARADONA - Radiocronaca di Enrico Ameri

Një gol që theu rregullat e fizikës dhe askush nuk ka arritur akoma t’i japë një shpjegim sesi ai top përfundoi në rrjetë. Këto ditë e kanë kopjuar në Indi. Mishail është 13 vjeç, ishulli i tij ishte Diego Maradona dhe djaloshi ka përsëritur golin e ” Pibe de Oro” ndaj Juventusit në një video të kryer me disa nga miqtë e tij.

/abcnews.al

SHKARKO APP