VIDEO/ Sadiku shënon dhe qetëson Malaga, rekordi historik vetëm dy gola larg

Armando Sadiku gjen golin e radhës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i ka dhuruar Malagas avantazhin e dyfishtë në ndeshjen shtëpiake kundër Girona. 29-vjeçari devijoi bukur me kokë një kros nga e majta në minutën e 50-të dhe mposhti portierin mik.

Girona luan prej mesit të pjesës së parë me një lojtar më pak, teksa sfida ishte zhbllokuar nga Cifu. Goli i 13-të në kampionat për Sadikun, i cili është dy rrjeta larg futjes në historinë e klubit andaluzian.

Asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë shifër brenda një sezoni dhe lojtari nga Elbasani është shumë afër vendosjes së rekordit të tij. Si titullar për Malaga e ka nisur ndeshjen edhe Keidi Bare, që nuk i ka shpëtuar ndëshkimit me të verdhë në pjesën e dytë. /abcnews.al

SHKARKO APP