VIDEO/ Sonte sfida historike. Shqiptarët dhurojnë spektakël ne Dusseldorf, nis marshimi drejt stadiumit

Sonte Shqipëria do të luajë në “Merkur Spiel Arena”, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në historinë e Europianit. Tifozët kuqezi janë mbledhur në mbështetje të kombëtares dhe ka nisur mashrimi drejt stadiumit.

Pjesa më e madhe e mbështetëseve të Shqipërisë janë grumbulluar në “Rheinpark- Düsseldorf”, duke përqafuar thirrjen e Tifozëve Kuqezi për një marshim masiv drejt stadiumit. Teksa kanë mbetur edhe tre orë nga starti i ndeshjes, tifozët janë duke lëvizur duke mbajtur në duart flamuj kuqezi, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike dhe thirrje në mbështetje të Shqipërisë.

Më herët nisi një festë që përfshiu tifozët spanjollë. Me këngë e valle, tifozët kuqezi kanë bërë për vete kundërshtarët e tyre. Fundja, Europiani është një festë e shqiptarët dinë ta realizojnë këtë më së miri.

SHKARKO APP