VIDEO/ Spektakël në studio, shijoni reagimin e dy tifozëve të çmendur

Përballja mes Milanit dhe Interit është një nga ndeshjet më të bukura në botë dhe padyshim ndiqet nga miliona tifozë në të gjithë botën. Ndeshja e djeshme prodhoi emocione të forta, sidomos për tifozët e dy skuadrave.

Nuk kishin si të mos mungonin reagimet epike të dy komentatorëve italiane, Tiziano Crudeli dhe Filipo Tramontana. I pari që është tifoz i kuqezinjve e ndezi atmosferën në studio, kur Milani gjeti avantazhin me Rebic. Ultrasi i vjetër kaloi në delir në momentin që Ibra gjeti golin e dytë për kuqezinjtë, duke konsilduar shifrat në 0-2.

Më pas skenën e mori Tramontana, i cili njihet si interist i vjetër. Britmat dhe ulërimat e tij sa vinin dhe bëheshin më të larta, sidomos në golin e De Vrij, që i dërgoi shifrat në 3-2. Qershia mbi tortë ishte goli i Lukakut, i cili e la pa fjalë Crudelin./abcnews.al

YouTube player

SHKARKO APP