FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Spektakël në turneun ICC. Fitojnë Juventus dhe Barcelona, Mançester Siti shkatërron Realin

Janë luajtur në orët e para të mëngjesit të ditës të sotme tre supersfida të vlefshme për turneun ICC që është duke u zhvilluar në Amerikë.


Barcelona 1-0 Manchester United HL by Ball-Control
Barcelona e ngriti siparin e spektaklit duke mposhtur Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0, falë golit të yllit brazilian Nejmar në minutën e 31-të. Kjo ishte fitorja e dytë e katalanasve në këtë turne pas triumfit me Juventusin disa ditë më parë.

PSG 2-3 Juventus HL by Ball-Control
Një tjetër sfidë për t’u shijuar ishte edhe ajo mes PSG dhe Juves ku italianët arritën të fitonin me rezultatin 3-2. Higuain dhe dy herë Markizio ishin autorët e golave për juventinët, ndërsa për francezët golat u shënuan nga Guedes dhe argjentinasi Havier Pastore. Për të vijuar me rezultatin surprizë të supersfidës tjetër mes Mançester Sitit dhe kampionëve të Europës, Real Madrid. Skuadra e Guardiolës shkatërroi madrilenët me rezultatin 4-1 në një takim që foli i gjithi për “qytetarët”. Otamendi hapi serinë e golave në minutën e 52-të ndërsa 7 minuta më vonë Stërling dyfishoi rezultatin.
Siti ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë dhe nuk ka munguar edhe goli i tretë, me autor një tjetër mbrojtës, Xhon Stons. Për golin e “knockout”-it mendoi talenti i ri Brahim Diaz, i cili në minutën e 82-të katërfishoi rezultatin. Duhet të shkonte minuta e 90-të që mardilenët të shënonin golin e nderit, me autor 19-vjeçarin, Oskar Arnaiz./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?