VIDEO/ Supergoli i shqiptarit Granit Xhaka çel Bundesligën gjermane
Shqiptari Granit Xhaka ka çelur Bundesligën gjermane me një gol magjik nga jashtë zone në ndeshjen e parë të sezonit, që Bayer Leverkusen po luan përballë Borussia Monchegladbach.
Mesfushori i Zvicrës lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zone në minutën e 12-të, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Omlin. 31-vjeçari zgjodhi të mos festonte golin që çoi në ekstazë tifozët miq, në shenjë respekti për Gladbach-un, klubi nga ku bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Arsenali.
Rezultati i sfidës që vijon të luhet është ende 0-1 dhe në rast fitoreje Leverkusen do të vijojë rekordin si klubi me më shumë ndeshje si të pamposhtur në historinë e Bundesligës.